Sylejmani vazhdon karrierën në Hungari 

Volejboll

Sylejmani vazhdon karrierën në Hungari 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:59
Sylejmani vazhdon karrierën në Hungari 

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Dhurata Sylejmani, largohet nga ekipi i Fer Volley nga Ferizaj, për të shtegtuar në Hungari.

Lajmi konfirmohet edhe nga vet klubi, se Sylejmani do të veshë fanellën e DVTK.

“Dhurata Sylejmani vazhdon karrierën në Hungari!

Edhe pse në kontratë me ekipin tonë pas një oferte nga klubi DVTK röplabda e cila bën pjesë në Superligën hungareze ne kemi liruar Dhuratën nga kontrata.

I urojmë suksese Dhuratës në vazhdimin e karrierës e shumë e shumë suksese të tjera”,- njofton Fer Volley..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat