Sportistja italiane bën deklaratën e bujshme

Volejboll

Sportistja italiane bën deklaratën e bujshme

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:43
Sportistja italiane bën deklaratën e bujshme

Volejbollistja italiane Françeska Markon ka trazuar mediat vendase me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”.

Markon shkroi se dy dozat e vaksinës të marra në kohë të caktuar i kanë shkaktuar probleme shëndetësore në zemër dhe se askush nuk mban përgjegjësi për këtë fakt. Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, volejbollistja u shpreh:

Fraçeska Markon, çfarë ndodhi?

“Pas dozës së parë të vaksinës kisha simptomat klasike, pas së dytës situata u përkeqësua. Nuk e di se çfarë më ndodhi, nuk kam pasur kurrë probleme me zemrën, por dhimbjet filluan para 3 gushtit, ditës kur mora dozën e dytë. kur atëherë ato u bënë dukshëm të mprehta”.

Kur u përkeqësua situata?

“Më duhej të filloja pushimet pesë ditë pas dozës së dytë, por nuk isha mirë: u largova gjithsesi, por isha e sëmurë, dhimbja në gjoks u rrit dhe kështu shkova në urgjencë ku më diagnostikuan me perikardit”.

Për shkak të çfarë?

“Ne e di, por u këshillova me disa specialistë: ata më thanë se perikarditi është një nga efektet anësore të vaksinave.

Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, nuk e di nëse e gjithë kjo është shkaktuar nga vaksina apo nëse kisha diçka të fshehur në trupin tim. Unë jam pro vaksinës dhe e pohoj fuqishëm këtë: e gjithë familja ime është të vaksinuar dhe Covid më frikësoi shumë, mezi prisja të gjeja një zgjidhje për këtë kërcënim. Më vjen keq që askush nuk më tha, pas dozës së parë dhe sëmundjeve të mia të para, se mund të kisha probleme si kjo. Ndoshta do të kisha bërë hulumtime”, u shpreh volejbollistja italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat