Në hapje derbi Drita - Fer Volley! Ibrahimi: Jemi gati 

Volejboll

Në hapje derbi Drita - Fer Volley! Ibrahimi: Jemi gati 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:18
Në hapje derbi Drita - Fer Volley! Ibrahimi: Jemi gati 

Në hapje të edicionit të ri të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat), do të ndeshen dy klubet më të mira, kampionja Drita nga Gjilani dhe debutuesja Fer Volley nga Ferizaj, e cila është përforcuar me lojtare cilësore në afatin kalimtar.

Drita e Fer Volley, po ashtu edhe disa ekipe tjera do të luftojnë për të gjitha trofetë.

Edon Ibrahimi, kryetrajner i Fer Volley, tha se ekipi i tij dhe Drita kanë bërë ndryshime të mëdha.  

Një short i vështirë, ku janë përparësitë e skuadrës tuaj?

“Unë mendoj se te dyja ekipet kemi bërë ndryshime të mëdha në ekipet tona, andaj unë mendoj se kjo ndeshje do të jetë pa favorit pasi duhet kohë për të komponuar ekipin. 

Gjithsesi mendoj se vajzat janë të etura për sukses pasi dihet si shkoi viti jonë i parë, na ka munguar Superliga dhe besoj se jemi gati”, thotë Ibrahimi për gazetën “Bota sot”.

Java e parë
Ferizaj - Skenderaj
Prishtina F-Feronikeli
Malisheva - Fushë Kosova
Drita - Fer Volley
Kastrioti - M-Technologie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat