Emra që nuk harrohen! Xhavit Kajtazi: Pak histori...

Volejboll

Emra që nuk harrohen! Xhavit Kajtazi: Pak histori...

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:51
Emra që nuk harrohen! Xhavit Kajtazi: Pak histori...

Ish volejbollisti i mirënjohur, Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i Prishtina Volley, ka publikuar një fotografi sa një mijë fjalë të gjeneratës së jashtëzakonshme të KXEK Kosova në vitet e 70-80-ta.

“Pak histori...

Kjo fotografi është shkrepur nga fotoreporteri i gazetës ‘Rlilindja’, Isan Salihu. Nuk dihet se cilit vit i takon.

Dihet saktë se fjala është për Klubin e volejbollit KXEK Kosova të Obiliqit, për të cilin, hove - hove,  kanë luajtur edhe shumë shqiptarë...

I pari nga e majta është tashme i ndjeri Shefki Mustafa, i treti nga e majta - Ali Zenuni, i katërti nga e majta - Xhavit Mustafa dhe i shtati nga e majta - Fejzullah Ademi...”, ka shkruar kajtazi në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat