Prishtina F dhe Kastrioti, përqafojnë nga zori fundin e tabelës!

Volejboll

Prishtina F dhe Kastrioti, përqafojnë nga zori fundin e tabelës!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:58
KVF Drita

Është interesant në katër javët e para të volejbollit të Kosovës (femrat), Drita ashtu siç pritej sundon, por për shumëkënd befasi janë Prishtina dhe Kastrioti i Ferizajt që gjenden në fundin e tabelës. 

Drita ka ekipin më të mirë dhe ka realizuar katër fitore rresht, falë punës së madhe të kryetrajnerit Lorik Ilazi.
Skenderaj me kryetrajner Yll Kadriun dhe debutuesja Fer Volley me kryetrajner Edon Ibrahimin, janë kërcënuesit më të mëdhenj për Dritën. 

Drita kryeson me 12 pikë dhe ka tre më shumë se Skenderaj e Fer Volley.

Image

Tabela

Prishtina dhe Kastrioti janë në një situatë të vështirë, dy skuadra me renome që përqafojnë padashje fundin e tabelës! Duket se këto skuadra tash për tash janë të “dashuruar” nga zori me fundin e tabelës. 

Prishtina megjithatë ka shënuar fitoren e parë me rezultat 3:0 ndaj Malishevës, duke arkëtuar tre pikë por Kastrioti nuk ka asnjë fitore. Kastrioti ka arritur dy pikë, që u mbajnë gjallë shpresat për t’u  ngritë më lartë.

Duket se lufta për vend të tetë e të shtatë mes Kastriotit dhe Prishtinës, do të “acarojë raportet sportive” mes tyre në vazhdim të kampionatit!  

Prishtina dhe Kastrioti kryesisht po luajnë me lojtare të reja, si rrjedhojë e kësaj janë edhe rezultatet e deritashme të palakmueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat