Prishtina Volley me zemër të madhe, fiton në Skenderaj

Volejboll

Prishtina Volley me zemër të madhe, fiton në Skenderaj

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Prishtina Volley me zemër të madhe, fiton në Skenderaj

Prishtina Volley po e merr veten javë pas jave dhe po tubon pikë në elitën e volejbollit të Kosovës.

Djelmoshat e Prishtinës treguan zemër të madhe në përballje me Drenicën në Skenderaj, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:15, 25:22, 25:18), në ndeshjen e javës së 8-të.

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka bërë një punë të madhe me lojtarë të ri, e cila po jep frytet e saja.

Tre pikë domethënëse për Prishtinën, të cilën e largojnë sa më larg pjesës së poshtme të tabelës. 

Prishtina renditet në vend të shtatë me 10 pikë, duke e lënë pas Drenicën me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat