Lorik Ilazi para sfidës me Vllazninë e Shkodrës: E shoh Dritën favorite 

Volejboll

Lorik Ilazi para sfidës me Vllazninë e Shkodrës: E shoh Dritën favorite 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:34

Gjithçka është gati për ‘Kupën e Pavarësisë’ në volejboll (meshkuj e femra).

Kupa e Pavarësisë do të mbahet në fundjavë (26-28 nëntor) në sallën sportive në lagjen ‘Marigona’ në Prishtinë.

Kampionja në fuqi dhe liderja e Kampionatit të Kosovës, Drita nga Gjilani, është gati për sfidën me Vllazninë e Shkodrës, e cila luhet me 26 nëntor, në orën 19.00.

Drita pretendon finalen e “Kupës së Pavarësisë”.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, tha se janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë.    

“Drita është duke u përgatitur për ta fituar ‘Kupën e Pavarësisë’.

E kuptojmë që kemi vështirësi duke e ditur që Tirana ka vajza të reja e të talentuara dhe trajnere Amarilda Prengën, ku ka fut një frymë të re në skuadër.

Kësaj kur ja shtojmë edhe historinë e volejbollit shqiptarë ku gjithmonë ka qenë shumë më larte se ne e kuptojmë që është vështirë por ne kemi punuar me përkushtim dhe përqendrim që ta fitojmë ‘Kupën e Pavarësisë’.

Ne fillimisht do të takohemi me Vllazninë e Shkodrës, një skuadër me shumë lojtare cilësore, të cilat unë i njoh mirë. 
Por unë e shoh Dritën time favorite edhe pse në fushë mund të ndodhë çdo gjë!”, t
hotë Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjysmëfinalet 
Me 26 nëntor, femrat

Tirana - M-Technologie 16.30
Drita - Vllaznia 19.00

Meshkujt, me 27 nëntor

Drita - Tirana 16.30
Erzeni - Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat