Arta Ramadani me Ferizajn para sfidës vendimtare, ankohen edhe në referim

Volejboll

Arta Ramadani me Ferizajn para sfidës vendimtare, ankohen edhe në referim

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:19
KVF Ferizaj

Ferizaj është para sfidës vendimtare me Feronikelin nga Drenasi, e cila sfidë do të përcaktojë se cila ekip do të jetë në vend të gjashtë përkatësisht në Superligën A në volejboll (femrat).

Ferizaj zë vendin e gjashtë me 9 pikë, ka dy më shumë se Feronikeli në atë të 8-tin pas 8 jave. 

Kryetrajnerja e Ferizajt, Arta Ramadani, është optimiste se do të janë në Superligën A.

“Sa i përket se si e shoh ekipin e Ferizajt në vazhdim, normalisht që dëshira dhe puna është bërë që ne të jemi në 6 më të mirë të Kosovës.

Ishim të përgatitur për lojë të mëdha sepse ekipi ka shpenzuar mjaft për të pasur një ekip të mirë por fatkeqësisht nganjëherë nuk të del ajo çfarë e mendon.

Për herë të pare në histori të klubit kishim objektiva më të larta se sa kishim viteve të kaluara.

Normalisht çdo ekip ka objektivat e veta para se të filloj kampionati dhe ne përveç që të mbesim në 6 ekipet më të mira, objektivi i dytë ishte që ne të synojmë play – off”, - thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ramadani ankohet edhe në referim, sipas saj janë të dëmtuar në disa ndeshje. 

“22 vite përvojë në lojën e volejbollit dhe gjithmonë ju them vajzave të mija: ‘Përfundojeni ndeshjen pa e përfunduar referi’.

Fatkeqësisht ndeshjen me M- Technologye përvep fajit të lojtareve që nuk e përfunduan ndeshjen në mënyrën më të mirë, ishin referët ata qe në fund e vendosën ndeshjen.

Sa i përket ndeshjes me Fushe Kosovën pa dashur prapë të akuzoj referimin definitivisht, mendoj që në atë ndeshje është dashur dikush tjetër të referoj një lojë derbi.

Me gjithë respektin edhe për referët në ndeshjen e dyte, prapë kemi shumë shumë dilema për shumë pikë që i referuan gabimisht.

Sa i përket Fushë Kosovës, ato vasha e deshtën më shumë fitoren se sa ne dhe ne i urojmë suksese.

Loja me Feronikelin është vendimtare se kush do të vazhdoj në Superligën A”, thotë Ramadani. 

Kryetrajnerja e Ferizajt tha se nuk dorëzohen.

“Ne nuk dorëzohemi derisa të na rrah një damar i zemrës sepse me gjithë shpirt jemi të përkushtuar për këtë sport dhe nuk do t’i japim kënaqësinë askujt të na shoh të fundosur”, tha ajo. 
Ramadani tha se janë më të mira se Kastrioti, Feronikeli e Prishtina F.

“Ishim e jemi më të mire se sa ekipet tjera sepse kemi investuar më shumë në lojtare se sa ekipet e lartpërmendura”, përfundoi Ramadani.

Nesër në orën 20.00 do të zhvillohet ballafaqimi mes Feronikelit dhe Ferizajt, ndeshje përcaktuese për vend të 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat