Ramadani: Ja pse jemi më të mirë se Kastrioti, Prishtina F dhe Feronikeli

Volejboll

Ramadani: Ja pse jemi më të mirë se Kastrioti, Prishtina F dhe Feronikeli

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:36
Ramadani: Ja pse jemi më të mirë se Kastrioti, Prishtina F dhe Feronikeli

Ferizaj është në vend të gjashtë me 9 pikë pas 8 jave në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat), duke lënë pas Kastriotin me 8, Feronikelin 7, Prishtina F 3 dhe Malishevën me 0 pikë. 

Ferizaj kërkon fitore sot ndaj Feronikelit që të jetë pjesë e Superligës A, por të njëjtën gjë e mëton edhe ‘Nikli’.  

Arta Ramadani, kryetrajnere e Ferizajt, tha se janë më të mira se Kastrioti, Feronikeli e Prishtina.

Ramadani mburret se ka ekip shumë më të mirë se dy rivalet me renome, si Kastrioti dhe Prishtina F, sepse i lanë pas vetes. 

“Ishim e jemi më të mirë se sa ekipet tjera sepse kemi investuar më shumë në lojtare se sa ekipet e lartpërmendura”, tha Ramadani.

Sot në orën 20.00 do të zhvillohet ballafaqimi mes Feronikelit dhe Ferizajt, ndeshje përcaktuese për vend të 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat