Peja nuk ia del me portugezët

Volejboll

Peja nuk ia del me portugezët

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Peja nuk ia del me portugezët

Ekipi i Pejës, kampion në fuqi i Kosovës, nuk ia del në përballje me ekipin e Portugalisë, A. J. F. Bastardo. 

Ekipi nga Portugalia ka shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:20, 25:15, 25:14) ndaj pejanëve, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e  sportit "Karagaçi” në Pejë.

Të tre setet kaluan në favor të udhëtuesve. 

Peja u orvat me mundësitë e veta por nuk arriti të paktën të fitoj një set në duel me rivalin. Kjo ishte ndeshje e parë e 16-ës së finale së Challeng Cup (meshkujt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat