Vlora Hasani - Berisha e thotë hapur: Këto lojtare të Kosovës, ishin të përafërta me nivel evropian 

Volejboll

Vlora Hasani - Berisha e thotë hapur: Këto lojtare të Kosovës, ishin të përafërta me nivel evropian 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:17
Vlora Hasani - Berisha e thotë hapur: Këto lojtare të Kosovës, ishin të përafërta me nivel evropian 

Volejbollistja me përvojë, Vlora Hasani - Berisha, e thotë hapur, se cilat ishin volejbollistet në 22 vitet e fundit, që kanë pasur një nivel përafërsisht evropian apo cilësi që kanë dalluar nga volejbollistet tjera.

Vlora ka bërë një përzgjedhje interesante të volejbollisteve në periudha të ndryshme, disa janë pensionuar nga loja aktive.

Ajo tha se kjo nuk do shumë filozofi sa i përket cilësisë që treguan volejbollistet në kohërat e ndryshme.

“Cilat volejbolliste kanë pasur një nivel të përafërt evropian?

Mendoj se janë disa që meritojnë komplimente, disa janë pensionuar e disa janë ende aktive, por që kanë pasur nivel edhe përtej kufijve të Kosovës, siç janë Shemsije Asllanaj, unë, Vildane Jashari, Flutra Hasani, Rukije Mujaj, Fjolla Shabani, Fjolla Hyseni e Dhurata Sylejmani”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat