Këto vajza pa fije turpi luajnë në emër të Serbisë në Mitrovicë! 

Volejboll

Këto vajza pa fije turpi luajnë në emër të Serbisë në Mitrovicë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Salla në një pjesë të Mitrovicës! 

Këto volejbolliste luajnë në Mitrovicë në emër të Federatës së Volejbollit të Serbisë.

Këto klube ilegale, që nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, por veprojnë me plan-program të Serbisë, gjatë të dielës që e lamë pas, zhvilluan ndeshjen në kuadër të Ligës së Dytë të Serbisë. Ky është edhe një skandal i radhës dhe ndeshja u  zhvillua në një pjesë të Mitrovicës.

Federata e Volejbollit e Kosovës, të reagojë në institucionet më të larta ndërkombëtare, që këto aktivitete ilegale e të turpshme të ndalen sa më parë dhe mos të lejojnë që të shkelet sovraniteti i shtetit tonë.  

“Të dielën, më 5 dhjetor, në Mitrovicën e Kosovës është luajtur derbi në Ligën e Dytë të Serbisë në volejboll për femra, ndërmjet ekipeve të Mitrovicës së Kosovës dhe Mokra Gorës nga Zubin Potoku.

Ky derbi madhështor i Kosovës dhe Metohisë, i luajtur në ambientin e bukur të sallës së re sportive në Mitrovicë, u shkoi lojtarëve të Ibarsko Kollashinit me rezultatin 1:3”, shkarravit pamfleti “Jedinstvo”. 

“Trajneri i Mokra Gorës, Goran Radulloviq, është shprehur i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij
Skuadra Mokra Gorës prej 20 vitesh është sinonim i suksesit dhe dominimit në fushën e sportit të femrave, si klubi më i suksesshëm i femrave në Kosovë dhe Metohi, të cilin e konfirmojnë edhe këtë sezon”, shkruan ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat