Arbenita Ymeri – Bajramaliu realizon ëndrrën, me klub të volejbollit në Han të Elezit

Volejboll

Arbenita Ymeri – Bajramaliu realizon ëndrrën, me klub të volejbollit në Han të Elezit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:32
KV Sharri U-16, Arbenita Ymeri kryetrajnere

Ka kohë që e sillte nëpër mendje, për ta themeluar klubin e volejbollit në qytezën e Hani të Elezit, një ëndërr të kamotshme e bëri realitet ish volejbollistja e mirënjohur e Kosovës, Arbenita Ymeri - Bajramaliu. 

Pas shumë peripecive dhe këmbëngulësisë së saj, themeloi klubin e volejbollit Sharri, për herë të parë në histori të kësaj qyteze.

Arbenita me themelimin e klubit, i jep gjallëri kësaj qyteze me volejboll, që tani shumë të reja po e shijojnë dhe po ndiejnë në shpirt. 

Image

KV Sharri U-14

Është një interesim i madh i të rejave për t’u marrë me sportin skofiar.
Ish volejbollistja e disa ekipeve në Kosovë, si KV Kastrioti, ish Mabetex-i etj. ish reprezentuese e Kosovës, ka dy grup-mosha, KV Sharri U-14 e Sharri U-16.

Ish lojtarja është e impresionuar me talentet që ka brenda klubit. 

I japin shpresë se brenda 3-4 viteve do të janë një ekip i respektuar dhe që do të janë konkurrente edhe me ekipet me renome.

“Dëshira ka qenë e kamotshme që të themeloja klubin dhe ia dola, për shkak se ka kohë që vëreja një interesim të jashtëzakonshëm të vajzave për këtë sport në Han të Elezit.

Ka shumë vajza të reja e të talentuar, që duan të tregojnë veten në këtë sport. Sot kemi një numër jashtëzakonisht të madh në të dy grup-moshat dhe lojtare të talentuar, që një ditë do të dëgjohet shumë për to.

Edhe stërvitjet shkojnë sipas planit, vashat punojmë me përkushtim dhe në kërkim që të rrisin nivelin e lojës. Ato mezi presin të luajnë ndeshje, të tregojnë talentin e tyre. Jetojnë me këtë sport”, tha kryetrajnerja Ymeri - Bajramaliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat