Alimehaj me deklaratë tronditëse për sportin: Ka abuzime se*suale në Kosovë

Volejboll

Alimehaj me deklaratë tronditëse për sportin: Ka abuzime se*suale në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:12
Alimehaj me deklaratë tronditëse për sportin: Ka abuzime se*suale në Kosovë

Ish nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, ka thënë se edhe në sportin e Kosovës ka raste të abuzimeve seksuale.

Sipas tij, këtë shqetësim e ka ngritur edhe në MKRS edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës. 

Ish nënkryetari ka komentuar në një shkrim të gazetës tonë, i cili e sheh si shqetësim mjaft te madh abuzimet seksuale në sport.

 “E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.

Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka thënë Alimehaj, aktualisht punon për Federatën e Volejbollit të Kanadasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat