Stinori pranveror në volejboll fillon me 19-20 shkurt 

Volejboll

Stinori pranveror në volejboll fillon me 19-20 shkurt 

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Stinori pranveror në volejboll fillon me 19-20 shkurt 

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka analizuar stinorin vjeshtor dhe gjithashtu ka caktuar edhe datën e fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës dhe në kategoritë e tjera. 

“Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, ku u morën vendime të rëndësishme rreth rinisjes së garave në stinorin pranveror, si dhe u aprovuan raportet e rëndësishme të vitit 2021.

U aprovua raporti i garave të sezonit vjeshtor 2020/21; u aprovua raporti i 'Kupës së Pavarësisë'.

U aprovua raporti i seminarit për Anti-Doping, u aprovua në parim raporti financiar në mes dy mbledhjeve të bordit.

Sezoni pranveror në Superligën A fillon më 19/20 shkurt, Superliga B dhe Liga e Parë fillon më 5/6 mars.

Rrethi i parë i Kupës zë vend më 9/10 mars.  Klubet që morën pjesë në garat ndërkombëtare të përkrahen financiarisht nga FVK”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat