Elezaj: Kjo nuk ishte befasi për Fushë Kosovën  

Volejboll

Elezaj: Kjo nuk ishte befasi për Fushë Kosovën  

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:39
Elezaj: Kjo nuk ishte befasi për Fushë Kosovën  

Fushë Kosova sa vijnë e kalojnë vitet shënon rezultate gjithnjë e më të mira. 

Volejbollistet e Fushës Kosovës arritën qëllimin gjatë stinorit vjeshtor, duke siguruar biletën për në Superligën A.

Kryetrajneri Istref Elezaj është i kënaqur me angazhimin dhe lojërat që treguan vashat e tij, duke marrë parasysh se ishim shumë më pak të përforcuara se rivalet tjera.

Image

“Klubi ynë në fillim të kampionatit i kishte paracaktuar objektivat për sezonin e parë të kampionatit 2021-2022, duke qenë të informuar se organizimi i garave përkatësisht Superligës do të ketë format të ri, prej dhjetë ekipeve vetëm gjashtë të parat të vazhdojnë në Superligën A për kampionatin 2022-2023, atëherë u mobilizuam që të përfundojmë sezonin ndër gjashtë ekipet e para. Këtë gjë e arritëm duke u renditur në vendin e pestë, në një konkurrencë me ekipe super të përforcuara.

Kjo nuk ishte befasi pasi është viti i tretë që klubi ynë ka gjithmonë ngritje në shkallët e suksesit.

Risi ishte se në këtë sezon KV Fushe Kosova kishte fytyrë të re ku përveç lojtareve më të mira që kishte klubi ndër vite të cilat vazhduan me ekipin duke mos ndërruar ambient, arritëm të kemi bashkëpunim edhe me disa lojtare tejet cilesore, të cilat e përforcuan ekipin, kështu grupi u komponua shpejtë dhe gjithçka ishte me lehtë edhe për mua si trajner, pasi të gjitha “luftuan” shumë dhe dhanë më të mirën për gjatë gjithë sezonit. Një falënderim të madh për secilën nga lojtaret ku përveç rezultateve të arritura funksionojnë në grup si një organizëm i vetëm.

Jemi shumë të gëzuar që e kemi arsyetuar mbështetjen e të gjithëve, Kuvendit Komunal, e sponsorëve tonë përkatësisht: Kompanise Al-Trade, Barnatores Aris, Poligonit të Shenjëtarisë Katana, Restaurant Anes Drinit dhe fitnesit më mirë në komunën tonë My Gym”, - tha Istrefaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat