Kombëtarja regjistron dy humbje radhazi

Volejboll

Kombëtarja regjistron dy humbje radhazi

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:03
Kombëtarja regjistron dy humbje radhazi

Aventura e kombëtares U-17 në volejboll për vajza në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Turqi, nuk ka nisur ashtu siç pritej.

Në dy takimet e para të luajtura në grup, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga është mundur dy herë me shifrat 3-0, fillimisht nga Turqia dhe më pas nga Serbia.

Në sfidën e parë, Turqia fitoi me shumë lehtësi 3-0 (25-6, 25-6, 25-9) ndaj Shqipërisë, një ndeshje që zgjati më pak se 60 minuta. E njëjta situatë edhe në përballjen e dytë të vajzave kuqezi, që u mundën 3-0 (25-12, 25-13, 25-11) nga Serbia.

Për pasojë, Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në grup, ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Bullgaria e Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat