Lorik Ilazi: Volejboll më në fund vlerësohet siç e meriton në vendin tonë

Volejboll

Lorik Ilazi: Volejboll më në fund vlerësohet siç e meriton në vendin tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:48
Lorik Ilazi: Volejboll më në fund vlerësohet siç e meriton në vendin tonë

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani, Lorik Ilazi, njëherësh selektor i Kombëtares së Kosovës (femrat), tha se volejbolli e ka vendin e merituar sipas kategorizimit që u bë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës renditet në pozitën e dytë në Kategorinë A, duke shënuar suksesin më të madh në histori.

Kryetrajneri i kampionit vjeshtor, tha se e gjitha është arritur me punë.

“Volejboll më në fund vlerësohet siç e meriton në vendin tonë.

KOK-u dhe organet kompetente në fund vlerësojnë sportin e Volejbollit ashtu siç e meriton.

Volejbolli me dy liga shumë të fuqishme, me 29 ekipe të femrat, me 20 ekipe të meshkujt, 49 ekipe gjithsejt, me 110 ekipe te Beach-Volley nuk kishte si te vlerësohet ndryshe…

Kur shtojmë investimet dhe punën nëpër ekipe si të femrat po ashtu të meshkujt me angazhim të shumë lojtarëve edhe nga shtete të ndryshme e shume punë profesionale që çdo ditë tregon ngritjen e këtij sporti që në shqiptari quhet edhe sporti shtetërorë.

Mos të harrojmë Volejbolli është sporti i vetëm kolektiv i cili në olimpiadë lufton për 4 medalje Olimpike dhe atë dy në Beach-Volle e dy në Volejboll.

Volejbolli femrave është sporti numër 1 kolektive për femra në botë dhe në Evropë… Volejbolli femërorë është sporti me më së shumti femra sportiste në të gjithë Botën dhe Evropën!

Çka të thuhet më…!”, thotë Ilazi për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

“Ta cekim e ta kuptojmë se rregullorja e vlerësimit për kategorizimin e sportit është e njëjtë për të gjitha sportet dhe është pikërisht kjo rregullore që volejbollit e renditi këtu ku është… Andaj faleminderit KOK dhe Organe Kompetente që vlerësoni drejt dhe në bazë të rregulloreve”, tha më tej Ilazi.

Kategoria A

Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat