Prelvukaj kritikon FVK-n: KOK me bë kësi krahasime është turp i turpit për KOK-un e jo për FVK-ën!

Volejboll

Prelvukaj kritikon FVK-n: KOK me bë kësi krahasime është turp i turpit për KOK-un e jo për FVK-ën!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:30
Prelvukaj kritikon FVK-n: KOK me bë kësi krahasime është turp i turpit për KOK-un e jo për FVK-ën!

Ish nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Hysni Prelvukaj, është i çuditur me kategorizimin e federatave sportive nga ana e Komisionit të Komitetit Olimpik të Kosovës, gati sipas tij, volejbolli doli para xhudos që ka tri medalje të arta olimpike e shumë medalje evropiane e botërore. Prelvukaj tha se i takon komunitetit të volejbollit, por sipas tij, volejbolli vetëm 4 pikë mbetet pas xhudos, kjo është qesharake për të dhe i habitur me atë që e bënë kategorizimin!    

“Duhet me konkurruar me kualitet, se me i harxhuar paratë e taksapaguesve e me shit çallëm e rezultate askund, kësaj i thonë mozamakeq!

Federata e Xhudos nuk ka organizuar asnjë Kampionat Evropian as Botëror por ja u ka marrë krejt medaljet e mundshme, KOK me bë kësi krahasime është turp i turpit për KOK-un e jo për FVK-ën!

FVK shumë ma mirë kish qenë me i investuar ato mjete r me prodhu lojtar të ri se me i shitë mend shteteve në rajon, ato investo në ngritjen e kualitetit e na në mikpritje. Situata në klube kurrë s’ka qenë ma keq, klubet ma në zë janë para shuarjes, s’kanë lojtar por me nga një gjysëm ekipi e pa stërvitje prej loje në lojë, kësaj i thua sukses!!!”, ka komentuar Prelvukaj!

Kategoria A
Federata e Xhudos e Kosovës 83.35 
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61

Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës  51.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat