Pas humbjes së Ferizajt, mposhtet edhe Peja

Volejboll

Pas humbjes së Ferizajt, mposhtet edhe Peja

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 21:35
Pas humbjes së Ferizajt, mposhtet edhe Peja

Pas humbjes së Ferizajt, mposhtet edhe Peja në kuadër të ligës 'Gjergj Kastrioti'.

Pejanët janë mposhtur si nikoqirë të Tiranës në gjysmëfinalen e parë të ligës së përbashkët, me rezultat 1-3.

Përkundër se Peja e filloi takimin mirë duke fituar setin e parë me rezultat 25-20, mysafirët u rikthyen në vazhdim duke përmbysur disavantazhin për të triumfuar eventualisht.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj pësoi disfatë si mysafir i Erzenit në Shijak, duke u mposhtur 3-0 në sete por me diferencë të ngushtë në pikë.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat