Prenga pas fitores ndaj Dritës: Nuk ikim të sigurt në Gjilan 

Volejboll

Prenga pas fitores ndaj Dritës: Nuk ikim të sigurt në Gjilan 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Amarilda Prenga

Tirana ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (femrat).

Kjo ligë organizohet për herë të parë në histori mes dy shteteve, Shqipëri - Kosovë.

Volejbollistet e Tiranës dëshmuan lojë më të mirë në disa aspekte, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 kampiones së Kosovës, Dritës nga Gjilani.

Image

Tirana

Vashat e Tiranës kontrolluan lojën më mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe arritën fitore të merituar.

Ikona e volejbollit shqiptar, Amarilda Prenga, kryetrajnere e Tiranës, është e kënaqur për fitoren në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, veçmas me angazhimin e vashave të saj, të cilat dhanë tërë arsenalin ndaj Dritës së kryetrajnerit Lorik Ilazi.

Tirana është prej favoriteve për të fituar ligën, synim që e shpreh edhe Amarilda.

Synimi i saj është që në secilën sfidë vashat e saja të zbatojnë detyrat e parashtruara dhe të vazhdojnë me fitore. 

Amarilda e pret me padurim ndeshjen e dytë në Gjilan por që e vlerëson si shumë të vështirë duke pasur parasysh terrenin vendas të vashave kaltër e bardhë. 

“Ishte thjesht një fitore që nuk u fitua lehtë, e kështu nuk ikim të sigurt në Gjilan.
Atje është kënaqësi të luash volejboll.

Dëshiroj të arrijmë objektivin që kemi.

Janë 4 ekipe të forta e me përforcime, nuk nisemi favorit aspak e as s’me pëlqen kjo gjë.

Duhet të lodhemi shumë e të tregojmë karakter loje e të fitojmë këtë kupë që e kam patur ëndërr si aktivitet e më në fund u zhvillua”, thotë Amarilda për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Skuadra me dy ndeshje të fituara kualifkohet në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat