Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën 'Gjergj Kastrioti'

Volejboll

Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën 'Gjergj Kastrioti'

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 23:56
Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën 'Gjergj Kastrioti'

Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën 'Gjergj Kastrioti'.

Në konkurrencën e femrave, në kuadër të gjysmëfinaleve, Drita është mposhtur në Gjilan nga Tirana edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0 (të parën e kishte humbur 3-1), ndërsa Fer Volley e ka pësuar 3-1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat ferizajase kishin triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 3-2, është skuadra nga Korça që vazhdon tutje për shkak të fitores më të thellë në përballjen e dytë.

Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj edhe në ndeshjen e dytë është mposhtur si nikoqir i Erzenit me rezultat 3-0, ndërsa Peja e pësoi si mysafir i Tiranës po ashtu me rezultat 3-0, pasi përballjen e parë në Kosovë e kishte humbur me rezultat 3-1.

Çiftet finaliste në ligën 'Gjergj Kastrioti':

(F) Tirana - Skenderbeu

(M) Erzeni - Tirana,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat