Partizani fitoi në Shkodër

Volejboll

Partizani fitoi në Shkodër

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:34
Partizani fitoi në Shkodër

Ka startuar java e 13-të e Superligës në volejboll për femra, ku spikat supersfida Skënderbeu-Tirana, ndeshje që luhet ditën e sotme në Korçë. Ndërkohë, në tri sfidat e tjera të luajtura nuk ka patur surpriza.

Partizani kampion fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-20, 25-10, 25-15), një përballje mes dy ekipesh që synojnë vendin e katërt. Ndeshje u dominua nga ekipi kryeqytetas, që tashmë është një pikë pas shkodraneve në renditje.

Po 3-0 (25-14, 25-14, 25-17) fitoi edhe Barleti Volley, që mposhti Apoloninë jashtë fushe dhe konsolidon vendin e tretë.

Ndërsa Lushnja fitoi 3-0 (25-14, 25-14, 25-13) në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës, suksesi i dytë radhazi për lushnjaret.

Superliga-Femra, java e 13-të

Apolonia – Barleti Volley, 0-3

Flamurtari – Lushnja, 0-3

Vllaznia – Partizani, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 17 mars

Renditja: Skënderbeu 33 pikë, Tirana 30 pikë, Barleti Volley 27 pikë, Vllaznia 23 pikë, Partizani 22 pikë, Lushnja 12 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat