Fer Volley kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës  

Volejboll

Fer Volley kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës  

Nga: K.G. Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:26
Fer Volley kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës  

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Vashat ferizajase shënuan me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit të Drenasit. 

Trajneri i Fer Volley, Edon Ibrahimi, krahas titullit synon edhe Kupën e Kosovës.

“Sot në Drenas zhvilluam ndeshjen çerekfinale ndaj Feronikelit ku shënuam fitore 3:0 në sete .

Në gjysmëfinale presim fituesin e takimit M. Technologie - Suti Sport”, njofton KB Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat