Konfirmohen dy miqësore të Kosovës U19 në volejboll kundër Shqipërisë U19

Volejboll

Konfirmohen dy miqësore të Kosovës U19 në volejboll kundër Shqipërisë U19

Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:48
Vashat e Kosovës do t’i zhvillojnë këto dy përballje në qytetin e Istogut

Këtë vikend, Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 në sportin e volejbollit të femrave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19.

Vashat e Kosovës do t’i zhvillojnë këto dy përballje në qytetin e Istogut, ku janë duke qëndruar tash e disa ditë në kampin stërvitor të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).

Qëllimi i këtyre dy miqësoreve do të jetë përgatitja para ndeshjeve që i presin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, në Grupin 1.

Vlen të theksohet se ndeshjet e këtij grupi, në të cilin bëjnë pjesë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia, zhvillohen në Prishtinë, mes datave 8 dhe 10 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat