Gresa Raçi: Pat lot të fitores e lot të humbjes 

Volejboll

Gresa Raçi: Pat lot të fitores e lot të humbjes 

Nga: K. G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:04
Gresa Raçi: Pat lot të fitores e lot të humbjes 

Fati nuk ishte në anën e Fer Volley-t dhe fitoren e lëshuan nga duart në setin e katërt kur shumicën e kohës udhëhoqën! 

Drita e Gjilani shënoi fitore në taj-brek me rezultat 3:2 ndaj Fer Volley-t, në finalen e katërt që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Drita është kampion i ri, pasi që triumfoi me 3:1 edhe në seri të fitoreve të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Image

Volejbollistja e Fer Volley-t, Gresa Raçi, e cila luan në pozitën e liberos, tha përkundër humbjes është krenare me ekipin. 

“Asgjë nuk më ka bërë më krenare se sa të jem pjesë e kësaj ekipe.

Përmbyllet kjo super sezon ku pat lot të fitores e lot të humbjes.

Pavarësisht rezultatit që kishim pas ndeshjes mbrëmë, dua të falënderoj të gjithë për emocionet dhe përkrahjen e madhe.

Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe atmosferën që na dha motiv deri në sekondën e fundit të kësaj ndeshje të gjatë.

Faleminderit për ultras ‘Ujqit’.

Faleminderit për vajzat dhe trajnerët për gjithçka që keni bërë.

Për çdo stërvitje, këshillë, fjalë ndarëse dhe mbështetje.

Për mirëkuptimin, bashkëpunimin, shpresën, kohën dhe besimin tuaj”, ka shkruar Raçi në profilin e saj në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat