Shqipëria fitojnë miqësoren me Maqedoninë

Volejboll

Shqipëria fitojnë miqësoren me Maqedoninë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:04
Shqipëria fitojnë miqësoren me Maqedoninë

Ekipet kombëtare të volejbollit përgatiten për një periudhë të ngjeshur me evente ndërkombëtare. Ajo U-22 nis sot takimet eliminatoret të Europianit të kësaj grupmoshe, ndërsa ekipi i të rriturve përgatitet për Ligën e Argjendit, që nis javën e ardhshme.

Kombëtarja e të rriturve, nën drejtimin e trajnerit Jani Melka, fitoi 3-0 (25-22, 25-23, 25-23) ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren luajtur në Mavrovë. Kjo ishte sfida e dytë miqësore mes dy ekipeve, me fqinjët që patën fituar 3-2 përballjen e parë.

Tashmë dy ekipet kombëtare për të rritur do të përballen pas disa ditësh në ndeshjen zyrtare të Ligës së Argjendtë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në një grup (B), bashkë me Rumaninë e Bosnjë-Herzegovinën.

Ndërkohë, në fushë zbret sot kombëtarja U-22 e trajnerit Arben Sako, që luan në fazën e grupeve të Europianit (ndeshjet luhen në Tiranë). Shqipëria ndodhet në Grupin F, bashkë me Austrinë (luhet sot) dhe Malin e Zi (luan më 22 maj).

Europiani U-22-Grupi F

20 maj, Shqipëri – Austri, 18:00

21 maj, Austri – Mali i Zi, 18:00

22 maj, Shqipëri – Mali i Zi, 18:00

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat