Në fundjavë zhvillohet Kampionati i Kosovës ne Beach Volley U20!
Beach Volley kosovar vazhdon me aktivitetet verore. Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) njofton se këtë fundjavë organizon Kampionatin e grupmoshës nën 20-vjeç.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë lojtarët e licensuar nga FVK të lindur në vitin 2003 e më të rinj.
Afati i fundit për regjistrimin e ekipeve të interesuara është data 10 qershor, deri në ora 16:00.