KV Prishtina F ndihmohet nga komuna e Prishtinës! Klubi zotohet...

Volejboll

KV Prishtina F ndihmohet nga komuna e Prishtinës! Klubi zotohet...

Nga: K. G. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:12
KV Prishtina F ndihmohet nga komuna e Prishtinës! Klubi zotohet...

Prishtina - F, klubi më i vjetër në kryeqytet, ndihmohet nga komuna e Prishtinës.

Fejzullah Ademi, sekretar i klubit të volejbollit Prishtina - F, u takua me Granit Rugovën, drejtor i drejtoratit të sportit në komunën e Prishtinës.

Këta protagonistë gjatë takimit biseduan për shumë gjëra që kanë të bëjnë me sportin në kryeqytet.

Image

Fejzullah Ademi e Granit Rugova

“Në ambientet e DKRS-ës Komunale, përfaqësuesi i KV Prishtina-femrat dhe drejtori i DKRS-ës, nënshkruan Kontratën mbi subvencionin e klubit KV Prishtina-f për vitin 2022…

Klubi në fjalë i falënderohet Kuvendit Komunal - Drejtorisë për Rini dhe Sport të Prishtinës, për ndihmën e

përhershme, ndihma e cila nuk na ka munguar asnjëherë. Klubi zotohet se do të bëjë përpjekje me përkushtim me punë profesionale dhe me rezultate të mira të arsyeton subvencionin e ndarë”, njofton KV Prishtina- F.

Vashat e Prishtina – F garojnë në Superligën B dhe me synime që të rikthehen në Superligën A. 

Është i vetmi klub që ka strukturë 70 për qind të femrave në kryesi, është shembull për klubet tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat