Mbyllet sezoni i rregullt në kampionatin e Kosovës U-14

Volejboll

Mbyllet sezoni i rregullt në kampionatin e Kosovës U-14

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:09
Mbyllet sezoni i rregullt në kampionatin e Kosovës U-14

Mbyllet sezoni i rregullt, është koha për fazën finale të grupmoshës U14

Ka përfunduar sezoni i rregullt për grupmoshën nën 14-vjeç në kampionatin e volejbollit të Kosovës, derisa janë mësuar shumica e ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e eleminimit direkt.

Nga Grupi 1 është kualifikuar "Prishtina Elite"

Nga Grupi 2 janë kualifikuar KV "Kastrioti" dhe KV "FERIZAJ"

Nga Grupi 3 është kualifikuar KV "ARBËRIA"

Në Grupin 4 do të zhvillohet edhe një ndeshje deri të martën, 21 qershor ku do të mësohet fituesi i grupit

Nga Grupi 5 janë kualifikuar KV "THERANDA" dhe KV "MALISHEVA"

Të martën hidhet shorti i fazës finale, e cila do të zhvillohet të shtunën, 25 qershor, ku do të përcaktohen dy ekipet që do të luajnë në finalen e madhe një ditë më vonë, saktësisht 26 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat