Bajrami: Synimet tona janë të tregojmë lojëra sa me të mira

Volejboll

Bajrami: Synimet tona janë të tregojmë lojëra sa me të mira

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:57
Bajrami: Synimet tona janë të tregojmë lojëra sa me të mira

Kosova merr pjesë në Kampionatin e Ballkanit të volejbollit në rërë që zhvillohet në Balikesir të Turqisë, në të dy konkurrencat, mes datave 23-26 qershor.

Para aventurës në këtë garë prestigjioze, kanë folur Bajrami e Sylejmani.

Dhuratë Sylejmani, e cila do të marrë pjesë në konkurrencën e femrave në çift me Valmira Ramadanin, është shprehur:

"Përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë, e kemi pasë parasysh se në çfare gare do marrim pjesë. Herën e fundit kemi përfunduar në vendin e katërt në këtë garë ballkanike, por kësaj radhe presim paraqitje më të mirë, dhe synojmë medalje".

Erion Bajrami, i cili do të marrë pjesë në konkurrencën e meshkujve në çift me Fatlum Hajrizin, ka thënë:

"Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Jemi munduar të stërvitemi aq sa kemi pasur mundësi dhe kohë të mjaftueshme. Synimet tona janë të tregojmë lojëra sa me të mira ku shpresojmë edhe të korrim fitore. Për ne të dy është nder i madh me përfaqësu shtetin e Kosovës. Do mundohemi të japim më të mirën tonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat