​Kuvendi i Federatës së Volejbollit, diskutohet për avancimin e volejbollit

Volejboll

​Kuvendi i Federatës së Volejbollit, diskutohet për avancimin e volejbollit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Federata e Volejbollit të Kosovës ka mbajtur kuvendin e rregullt të punës, ku përveç tjerash është diskutuar edhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.

Hapjen e mbledhjes e bëri presidenti, Bahri Gjinovci me një fjalim, derisa të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.

Sipas njoftimit, janë zgjidhur organet e Kuvendit, ku edhe është shqyrtuar dhe miratua raporti i punës 2021, por edhe raporti financiar dhe i auditimit.

Po ashtu, është aprovuar edhe raporti i Këshillit Mbikqyrës, plani aktiv dhe financiar për vitin 2022.

Ndër të tjerash, mes të pranishmëve pati diskutime edhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat