Unioni i Atletëve Amatorë ndihmon volejbollin e Kosovës 

Volejboll

Unioni i Atletëve Amatorë ndihmon volejbollin e Kosovës 

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:50
Unioni i Atletëve Amatorë ndihmon volejbollin e Kosovës 

Unioni i Atletëve Amatorë AAU Sports AAU Volleyball (AAU) nga ShBA ndihmon volejbollin e Kosovës me topa.

Presidenti i AAU Sports - organizatë me bazë në ShBA që merret me zhvillimin e sporteve amatore në mbarë botën - Jenings 'Rusty' Buchanan dhe guvernatorja Teresa Parmenter kanë zhvilluar takim me krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, presidentin Bahri Gjinovci dhe sekretarin Valon Nikqi, derisa kanë përkrahur volejbollin kosovar me një donacion me topa volejbolli Baden Sports

Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi kanë falenderuar Buchanan dhe Parmenter për përkrahjen, duke shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë ditës është zhvilluar edhe një drekë pune, ku është diskutuar për mënyrat dhe format si mund të vazhdohet dhe shtrohet ura bashkëpunuese për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat