Gashani vazhdon  me Fushë Kosovën 

Volejboll

Gashani vazhdon  me Fushë Kosovën 

Nga: K.G.. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:31
Gashani vazhdon  me Fushë Kosovën 

Ekipi i Fushë Kosovës po ruan skeletin e volejbollisteve të edicionit të kaluar, me të cilin ka arritur suksesin me të madh që kur ekziston si klub.

Fushë Kosova arrin marrëveshje me volejbollisten Sibora Gashani, me të cilën kanë synime që të arrijnë rezultate sa më të mira në Superligën A të Kosovës. 

“Lojtarja që u rrit së bashku me klubin, duke qene kapitene dhe lidere e te gjitha grupmoshave të klubit drejt shumë sukseseve, pastaj lojtare startuese që disa vite në klubin seniore, Sibora Gashani vazhdon bashkëpunimin me klubin.

Sibora po ashtu për vitin e 3-të me radhë është edhe pjese e kombëtares se Kosovës U19.

Aftësitë e saj i ka dëshmuar edhe në garat e Beach Volley, duke arritur ne zonën e medaljeve disa here.

Shembuj të tillë dhe paraqitje të tilla janë të dëshirueshme për secilin klub e secilin qytet, andaj jemi shumë të lumtur të kemi Siborën në mesin tonë, suksese Siborës dhe bashkëlojtareve të saj”, njofton KVF Fushë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat