Formacioni i artë i Dritës, që demoloi Universitetin në vitin 1996!

Volejboll

Formacioni i artë i Dritës, që demoloi Universitetin në vitin 1996!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:47
Drita e vitit 1996-1997

Drita e Gjilanit ka pasur një ekip të jashtëzakonshme, duke treguar lojëra të pëlqyeshme në edicionin 1996-1997.
Cilat ishin volejbollistet të asaj kohe, që luanin me sukses?

Makfire Brestovci, Feime Shala, Ganimete Gërbovci etj. emra të njohur të volejbollit gjilanas dhe në Kosovë.

Brestovci ka qenë një buldozer në fushën e lojës! 

Image

Tabela me 13 tetor e vitit 1996

Drita kishte shënuar fitore me rezultat 3:0 (15:2, 15:9, 15:10) ndaj Universitetit të Prishtinës.  

Gjilanaset demoluan me lojë universitaret, në kuadër të javës së katërt, që u zhvillua me 13 tetor të vitit 1996! 

Drita - Universiteti 3:0 

Drita: Brestovci, Shala, Zuzaku, Tosuni, Q. Huruglica, L. Huruglica, Gërbovci, Berisha, Keka, Aliu dhe Gashi.
Universiteti: Bytyçi, Jonuzi, Rraci, Rrustemi, Selimi, Beqiri, Berisha dhe Klaiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat