Kosova në finale, ndeshet me Rumaninë

Volejboll

Kosova në finale, ndeshet me Rumaninë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:00
Kosova në finale, ndeshet me Rumaninë

Çifti përfaqësues i Kombëtares U22 të Kosovës në Beach Volley, Loresa Avdyli/Finesa Sylejmani ka siguruar finalen e Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë, në konkurrencën e femrave, pas një super paraqitjeje në gjysmëfinale.

Vashat kosovare mposhtën dyshen impresive turke Ece Yilmaz//Ecem Aksoy me rezultat 2-0 në sete, duke treguar paraqitje dominuese për ngazëllimin e të pranishmëve në ‘Holiday Resort’.

Në finale, Kosova do të luajë kundër Rumanisë, në ndeshjen që fillon nesër nga ora 16:00.

Kujtojmë se ekipi tjetër ‘Dardan’, Kosova 1 do të luajë për vend të tretë kundër Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat