Krerët e FVK-së presin në takim volejbollistët që luajnë në Evropë

Volejboll

Krerët e FVK-së presin në takim volejbollistët që luajnë në Evropë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 11:23
Krerët e FVK-së presin në takim volejbollistët që luajnë në Evropë

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, kanë pritur në një takim dyshen e shquar të volejbollistëve e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në itali, Fatijon dhe Blerona Tasholli.

"Fatijoni ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Italisë në grupmoshat e reja dhe momentalisht luan për ekipin Saturnia Volley të Katanias, në ligën A3.

Në anën tjetër, Blerona aktivizohet rregullisht me ekipin CSI CLAI në ligën B1 të Italisë.

Në takim, ndër të tjerash, u diskutua edhe për paraqitjen e Fatijonit dhe Bleronës për Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen.

Dyshja rrjedhë nga një familje me traditë volejbolli, derisa ata dhe krerët e FVK-së shprehën kënaqësinë e përbashkët për takimin dhe diskutimet rreth volejbollit", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat