Burimet brenda klubit: Edon Ibrahimi nuk është kryetrajner i Fer Volley-t

Volejboll

Burimet brenda klubit: Edon Ibrahimi nuk është kryetrajner i Fer Volley-t

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:40
Edon Ibrahimi

Edon Ibrahimi ka ditët më të vështira, nuk e ka të lehtë të ndahet me klubin Fer Volley nga Ferizaj, ku është kryetrajner që nga themelimi.

Burimet brenda klubit ferizajas, thonë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Edoni nuk është kryetrajner i klubit për edicionin 2022-2023. 

“Nuk është Edoni kryetrajner i Fer Volleyt për edicionin 2022-2023. Së shpejti do të dihet pse edhe nga vet Edoni”, thotë një zyrtar i lartë brenda klubit, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Image

Pse po largohet Edoni? Pyetje pa përgjigje! Kryetrajneri që e ngriti këtë klub. 

Image

Po kush është Edoni me suksese? Me Fer Volleyn është fitues i Ligës së Parë, kampion i Superligës B, nënkampion i Superligës A, si dhe finalist i Kupës dhe Fitues i Kupës së FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat