Kosova U19, femrat, zhvillon ndeshjen e parë në turneun e Maqedonisë së Veriut

Volejboll

Kosova U19, femrat, zhvillon ndeshjen e parë në turneun e Maqedonisë së Veriut

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:46
Pamje nga ndeshja

Kosova U19, femrat, zhvillon ndeshjen e parë në turneun e Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka luajtur ndeshjen e parë të turneut memorial "Branko Hadzi Iljoski - Cakaja", kundër Kombëtares seniore të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Krushevë.

Kosova po merr pjesë në këtë turne, i cili vjen në kohë brilante si parapërgatitje për Kampionatin Ballkanik që luhet në Mioveni të Rumanisë, mes datave 10-14 gusht.

Vashat 'Dardane' u mposhtën me rezultat 3-1 nga Bosnja Hercegovina në përballjen e parë sot, në kuadër të këtij turneu.

Ekipi i Bosnjës së fundmi kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, derisa kjo përballje ishte shumë e rëndësishme para Kampionatit Ballkanik.

Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit A në këtë Kampionat, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat