Afërdita Sadiku tërhiqet nga Këshilli Profesional i FVK-së

Volejboll

Afërdita Sadiku tërhiqet nga Këshilli Profesional i FVK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:04
Afërdita Sadiku

Ish volejbollistja e mirënjohur, Afërdita Sadiku, tërhiqet nga Këshilli Profesional i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Siç bëjmë të ditur burimet tona, Afërdita është tërhequr për shkaqe personale.

Tentuam që të kontaktojmë Afërditën, por nuk ka qasje në telefon, për të kuptuar tërheqjen e saj.

Në Këshill profesional janë edhe Musa Selimi dhe Bujar Dervishaj.

“Afërdita Sadiku është tërheq nga Këshilli dhe Musa Selimi është tash momentalisht vet. S’ka mbledhje të Këshillit profesional që 1 vit””, tha një burim i afërt me FVK.

Sipas këtij burimi, as Bujar Dervishaj nuk është pjesë e këtij këshilli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat