Leonora Rama: Prishtina - F e meriton të jetë pjesë e Superligës A 

Volejboll

Leonora Rama: Prishtina - F e meriton të jetë pjesë e Superligës A 

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:05
Leonora Rama

Si shumë klube të volejbollit po ashtu edhe Prishtina – F po përgatitet për edicionin e të Superligës B të Kosovës.

Leonora Rama, prej volejbollisteve më të mira në petkun e Prishtinës – F, tha se synimi i tyre është që të shënojnë rezultate sa më të mira dhe të rikthehen aty ku e kanë vendin, në elitën e volejbollit.

Kapitenja e klubit me të vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave, është optimiste dhe mezi pret që të fillojnë gara.

Image

Leonora është lojtarja që asnjëherë nuk u largua nga radhët e klubit. Është besnike e klubit dhe një shembull se si luftohet për ngjyrat  e kolektivit.  

“Bota sot”: Tash e disa vite pjesë e KV Prishtina F, si po ndihesh dhe si të lindi dëshira për volejboll?

Leonora Rama: Është nder i madh për mu te jem pjesë e KV Prishtina F, dhe është ndjenjë e mirë normalisht përderisa jam pjesë e ekipit që përfaqëson kryeqytetin tonë Prishtinën. Dëshira, si çdo fëmijë se ka pasione e ëndrra dhe unë gjithmonë kam dashtë të jem një sportiste me saktë volejbolliste.

Image

“Bota sot”: Tani veç përgatitjet kanë filluar për edicionin e ri, me cilat synime futet Prishtina F?

Leonora Rama: Po shpresoj dhe besoj se do të japim me të mirën të mundshme dhe normalisht pretendojmë të arrijmë sukses. Synimi si çdo ekip normal është fitorja.

Image

“Bota sot”: Nuk e tradhtuat asnjëherë Prishtinën deri me tash, refuzuat edhe disa oferta, nuk iu bindët ofertave apo jeni shumë e lidhur me klubin?

Leonora Rama: Po e vërtet, prej se kam filluar gjithmonë kam qenë pjesë e Prishtinës dhe vazhdoj të jem. Jo nuk është puna e bindjes por ku ka më mirë se të jesh pjesë e Prishtinës. Jam e kënaqur dhe ndihem e vlerësuar që jam pjesë e këtij klubi.

“Bota sot”: Prishtina synon rikthimin në Superligën A, a mendoni se do të jetë një garë e fortë për kreun e tabelës?

Leonora Rama: Ne e meritojmë të jemi pjesë e Superligës A dhe do të arrijmë me punë, jam e bindur.

“Bota sot”: Si shkon rrjedha e stërvitjeve, atmosfera dhe a jeni e kënaqur me kushte?

Leonora Rama: Gjithçka është në rregull dhe besoj se përderisa siç e thoni dhe ju më herët, tashmë e disa vite jam pjesë e kësaj ekipe, kjo nënkupton dhe se gjërat vijojnë si duhet.

“Bota sot”: Çfarë iu bën edhe më të motivuar në edicionin e ri?

Leonora Rama: Si çdoherë motivimi nuk mungon por kësaj here është edhe një plus i madh, pjesa e kthimit në vendin ku e meritojmë.

Image

“Bota sot”: A ia ke frikën konkurrencës në ekip?

Leonora Rama: Nuk kemi pse me pas frikë përderisa edhe ne jemi konkurrencë për dikë.

“Bota sot”: Përveç me volejboll, me çfarë merret tjetër Leonora?

Leonora Rama: Puna ime kryesore, qëllimi im kryesor domethënë është volejbolli por jashtë kësaj punoj me një firm online tash e ca kohë.

“Bota sot”: Kush iu përkrah më së shumti në rrugëtimin tuaj si volejbolliste?

Leonora Rama: Pyetja që më se shumti më pëlqeu sepse me të vërtet jam falënderuese e familjes se me kanë përkrah gjithmonë e në çdo hap nga dita parë e deri më sot, duke mos përjashtuar edhe shoqërinë por edhe Mehdi Mehmetin që gëzoj respekt të madh dhe falënderoj shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat