Gazmend Husaj vazhdon karrierën si volejbollist në Kuvajt

Volejboll

Gazmend Husaj vazhdon karrierën si volejbollist në Kuvajt

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:27
Gazmend Husaj

Gazmend Husaj vazhdon karrierën si volejbollist në Kuvajt!

Volejbollisti i spikatur, Gazmend Husaj ka vazhduar karrierën përtej kufijve evropian, në Kuvajt te klubi me të njejtin emër, Kuvajt Club.

Kështu, Husaj, i cili është edhe anëtar i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), vazhdon karrierën në Kuvajt, pasi më herët kishte luajtur dhe kishte fituar shumë trofe në vende si Franca, Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përndryshe, ai ishte volejbollisti me minutazhin më të lart në ekipin nga Emiratet, Shabab Al Ahli, me të cilën fitoi ligën në mars të këtij viti. Po ashtu, ai ka qenë kapiten i Kombëtares së Shqipërisë dhe mbetet padyshim volejbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohëve, njofotn FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat