Kosova U20 sot ndeshet me Turqinë

Volejboll

Kosova U20 sot ndeshet me Turqinë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:38
Kosova U20

Kosova U20 sot ndeshet me Turqinë në përballjen e dytë të Kampionatit Ballkanik!

Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, sot - e mërkurë - zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe, i cili është duke u zhvilluar në Shqipëri.

Djelmoshat "Dardanë" ndeshen me një Kombëtare tejet të fortë dhe njëkohësisht favorite të kësaj gare, Turqinë, në kuadër të Grupit A, me fillim nga ora 20:00.

Në takimin e parë, ekipi kosovar u mposht 3-0 nga Shqipëria, duke treguar paraqitje të mirë në momente të caktuara, sidomos në setin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat