Mehmeti: Ishte një kurth dhe ne ramë në grepin e kësaj kurthe

Volejboll

Mehmeti: Ishte një kurth dhe ne ramë në grepin e kësaj kurthe

Nga: K. Goca Më: 14 shtator 2022 Në ora: 22:01
Mehmeti

Drejtori sportiv i klubit me të vjetër në kryeqytet të volejbollit (femrat), Prishtina – F, Mehdi Mehmeti, tha se i ka synimet e qarta me klub dhe nuk e kthen kokën pas më!

Prishtina F dhe KVF M-Technologie, firmosën marrëveshjen e fuzionimit, por u prishë brenda dy ditëve. 

Prishtina – F, ka deklaruar hapur se marrëveshjen e prishi KVF M-Technologie 

“Ne si klub, e dijmë se do të fitojmë ligjërisht por nuk kthehemi më që ta diskutojmë atë marrëveshje.

E di se prej fillimit deri në fund jam unë dhe vetëm unë fajtor pse u ula me ta të bëjë këtë marrëveshje.

E di që nëse vazhdojmë rrugën ligjore ne do të dalim fitues në të gjitha aspektet por thash në intervistën e fundit ne po kthehemi te vendin ku ishim dhe të punojmë për të u kthyer në elitë.

Edhe një herë ju kërkojë falje për gabimin e bërë në lidhje me marrëveshjen.

Se u pa që kjo ishte një kurth dhe ne ramë në grepin e kësaj kurthe”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat