Krerët e FVK-së marrin pjesë në kongresin e FIVB-së

Volejboll

Krerët e FVK-së marrin pjesë në kongresin e FIVB-së

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:19
Krerët e FVK-së marrin pjesë në kongresin e FIVB-së

Krerët e FVK-së marrin pjesë në kongresin e FIVB-së dhe Asamblesë Gjenerale të CEV-it

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, po qëndrojnë në Arnhem të Holandës, ku do të marrin pjesë fillimisht në asamblenë gjenerale të CEV-it, të enjten, më 22 shtator.

Ndërsa, nga data 23 shtator deri më 25, ata do të jenë prezent në punimet e kongresit të 38 të FIVB-së.

Ndër të tjera, do të fillojë edhe faza finale e Kampionatit Botëror në volejboll për femra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat