A po përgatitet Bujar Dervishaj për revolucionin e madh dhe të jetë në krye të FVK-së?

Volejboll

A po përgatitet Bujar Dervishaj për revolucionin e madh dhe të jetë në krye të FVK-së?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 nëntor 2022 Në ora: 19:08
Bujar Dervishaj

Volejbolli është sport me traditë! Volejbolli i duhet shumë punë që të rritet në cilësi, në nivelin e organizimit, por duhet të ketë afër vetes ekspert, me një fjalë profesionist dhe jo ndonjë që kurrë nuk kanë qenë pjesë e volejbollit, por është pjesë e tyre! 

Bujar Dervishaj, trajner i Qendrës Nacionale të volejbollit të Zvicrës, ka një synim madhor.

Synimi i tij është që të bëjë revolucion në volejbollin e Kosovës dhe të jetë ndër dy – tre sportet me të shikuara në Kosovë.  

Merret vesh se Bujar Dervishaj i ka pikat e tij, e di se çfarë po do dhe siç thuhet, do të sjell modelin zviceran, për herë të parë që do të jep frytet e tij, që volejbolli do të duartrokitet jo vetëm nga sportet tjera në vendin tonë por edhe nga shtetet e rajonit.

Dervishaj ende nuk e ka shpalos plan – programin e tij, por merret vesh se volejbolli do ta ketë një tjetër qasje, brenda një periudhe do të lakmohet edhe nga sportet tjera.

Kur do ta fillojë Bujar Dervishaj misionin e tij në mbledhjen e nënshkrimeve për një kuvend të jashtëzakonshëm? 

Kur do ta shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Federatës së Volejbollit të Kosovës?

A është në bisedime me përfaqësues të klubeve dhe pse po mbahet sekret? 

Cili do të jetë plani primar i tij për ngritjen e këtij sporti?

A do të ketë sponsorët pas vetes me qindra mijëra euro? 

A do të përfitojnë edhe shumë kuadro nëse ai vjen në krye të këtij sporti?

Dervishaj veç dje paralajmëroi eventualisht kandidaturën për kryetar të FVK-së. 

Dervishaj paralajmëroi opozitëbërjen ndaj kryetarir aktual Bahri Gjinovcit.

Megjithatë, pritet të futet edhe një emër tjetër i madh dhe që ka ndikim të madh në komunitetin e këtij sporti. Bujar Dervishaj po paralajmëron revolucionin e madh në aspektin pozitiv. A do të ketë vlime? A do të jetë një pranverë e nxehtë e me tërmete? 

“Duke mos mundur t’i bëjmë ballë inercionit njerëzor për ndryshim dhe progres, lind ideja dhe obligimi i pashmangshëm për përfshirje aktive në një proces që unë e quaj ‘Revolucioni Bashkëkohor i Volejbollit’. 

Pothuajse gati dy dekada rrënkimi nga mbajtësit gjallë të Volejbollit (klubeve, lojtarëve, donatorëve) natyrshëm lind ideja e rishikimit të përfshirjes në kandidaturën për të parin e federatës, këtë rrugëtim jo të lehtë që jo pa shkak e quajta ‘Revolucioni Bashkëkohorë i Volejbollit’”, ka thënë dje mes të tjerash Dervishaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Duhet thekseuar se Bujar Dervishaj kishte deklaruar më herët së volejbolli udhëhiqet nga dy-tre njerëz dhe ka individ me dy-tre vende të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat