Suxho përzgjedhës i Kosovës U17

Volejboll

Suxho përzgjedhës i Kosovës U17

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:07
Suxho

Në mbledhjen e vet të rregullt Bordi i FVK-së i kryesuar nga presidenti Bahri Gjinovci, ka marrë vendim që ish-kapiteni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në volejboll, Donald Suxho, të emërohet përzgjedhës i Kombëtares U17 te vajzat.

Suxho që njëherit është në mesin e volejbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, merr pëlqimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

46 vjeçari i lindur në Korçë, e që në karrierë njihet për paraqitjet e tij me kombëtaren e SHBA-ve në Kampionate Botërore dhe dy herë edhe në Lojërat Olimpike, ato të Athinës 2004 dhe në Londra 2012.

“Angazhimi i Suxhos si përzgjedhës i Kombëtares U17, shihet si hap vizionar, në fokusin që e ka shtëpia kosovare e volejbollit, për të ndërtuar diçka serioze në një afat më të gjatë.

Përkushtimi përmes investimit në ardhjes si kjo e legjendës së volejbollit shqiptar Donald Suxho, është dëshirë e vullnet për të krijuar bazë të shëndoshë, qysh në grupmoshat e reja, frytet e së cilës do të shihen në të ardhmen e volejbollit tonë” – shprehet Gjinovci.

Donald Suxho është shprehur tejet entuziast me vendimin e FVK-së, duke e komentuar si kënaqësi reciproke.

“Jam shumë krenar dhe I gëzuar që po vij prapë në Kosovë nga janari. Dua të falënderoj shumë Federatën e Volejbollit në Kosovë, shokët e mi të ngushtë, trajnerët dhe shoqërinë që më kanë bërë një nder shumë të madh, për të marrë pjesë si trajner me gocat e moshës 17 vjeç.

Për mua si Donald , e ardhja e çdo sporti, por edhe në jetë, janë fëmijët tanë, kështu që ne gjithmonë do të investojmë dhe t’u ndihmojmë 100% për të ndërtuar të ardhmen tonë”.

Ardhja e Suxhos në opinionin e volejbollit është pritur me entuziazëm, duke qenë emri më I madh I këtij sporti që e merr një pozitë drejtuese në një prej kombëtareve të Kosovës.

Sfidat e para të Suxhos pritet të jenë në Janar të vitit 2023, kur me kombëtaren U17 do të paraqitet në ndeshjet ndërkombëtare, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat