Skënderbeu - një nga klubet më me emër në volejbollin shqiptar

Volejboll

Skënderbeu - një nga klubet më me emër në volejbollin shqiptar

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:40
Skënderbeu

Skënderbeu i femrave është një tjetër klub i cili do të marr pjesë në Kupën e Pavarësisë.

Skënderbeu i Korçës është një nga klubet më me emër në volejbollin shqiptar.

Ai vazhdimisht ka qënë klubi që në kohën më të madhe ka rivalizuar me ekipin e ”Dinamo”-s së Tiranës në luftë për titullin Kampion Kombëtar. Nga gjiri i këtij ekipi kanë dalë shumë lojtare cilësore që kanë nderuar emrin e këtij klubi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por kanë qënë edhe anëtare të ekipit kombëtar në shumë aktivitete. Emra të tillë, si T. NIKOLLA, E. DUNI, B. TASHO, J. QIRICI, P. ISMAILI, T. KALEMI, por edhe M. HOXHALLI, dhe shumë të tjera kanë qënë një nder për ekipet kombëtare që i kanë pasur pjesë të tyre.

Ekipi i Skënderbeut është shpallur 8 herë kampion Kombëtar në vitet 1956, 1958, 1971 –1972, 1972–1973, 1984–1985, 1985–1986 dhe pas një pritjeje prej 36 vitesh arriti të shpallej kampion në sezonin e kaluar 2021–2022 duke mundur ekipin e Tiranës në finale.

Por trofetë e ekipit të Skënderbeut te femrave nuk mbarojnë këtu. Ato janë 7 herë fituese të Kupës së Shqipërise në vitet 1956, 1971, 1972, 1973, 1975, 1976 dhe 1978 dhe Kupën e Federatës shumë herë. Gjithashtu Skënderbeu është fituesi në fuqi i Ligës ”Gjergj Kastrioti” në edicionin e tij të parë në vitin 2022, shkruan në faqen e Federatës së Volejbollit Shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat