Skenderaj siguron finalen e madhe të Kupës së FVK-së!
Skenderaj, femrat, ka mposhtur në gjysmëfinale Fer Volleyn me rezultat 3-1 (23-25, 25-21, 25-19, 25-17) në sete, në përballjen e zhvilluar në palestrën "Ilaz Kodra", të shtunën pasdite.
Nën përkrahjen e fansave nikoqirë, vashat nga Skenderaj arritën të këndellen pas disfatës në setin e parë, duke dominuar tre setet pasuese, eventualisht duke triumfuar për të siguruar finalen e 4 dhjetorit.
Në finale, Skenderaj do të ndeshet me Dritën, e cila më herët mposhti M-Technologien, të dielën, me fillim nga ora 16:00.