Luzha: Do të luajnë pa dritare në palestrën në Ferizaj, turp

Volejboll

Luzha: Do të luajnë pa dritare në palestrën në Ferizaj, turp

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:10
Kështu dukej edhe parketi në muajin shtator të vitit të kaluar

Dimër, shi, ftohtë, palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, vazhdon të jetë në gjendje të keqe.

Veprimtari sportiv përkatësisht i volejbollit, Kemajl Luzha, është i trishtuar me gjendjen e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshjet zhvillohen ashtu si munden dhe çudi se si lejohen në ato rrethana. 

“Një dritare në palestër që 6 muaj nuk është vendos, të enjten luajtëm ndeshje dhe sot ka ndeshje liga ‘Gjergj Kastrioti’ si do të luajnë pa dritare.

Turp”, ka komentuar Kemajl Luzha..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat